Lushtaku: Kurti dhe Surroi po e kundërshtojnë gazin natyral – Refuzimi i alternativës amerikane është goditje ndaj së ardhmes së Kosovës

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka shkruar për gazin amerikan. Ai ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe publicisti Veton Surroi janë rreshtuar haptazi kundër gazit amerikan. “Në një kohë kur Kosova ka nevojë për më shumë siguri energjetike, më shumë investime dhe mbështetje të fuqishme nga Shtetet e…

Lajme

24/06/2026 11:44

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka shkruar për gazin amerikan.

Ai ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe publicisti Veton Surroi janë rreshtuar haptazi kundër gazit amerikan.

“Në një kohë kur Kosova ka nevojë për më shumë siguri energjetike, më shumë investime dhe mbështetje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata po kundërshtojnë një projekt me rëndësi strategjike për vendin. Refuzimi i alternativës amerikane nuk është vetëm gabim politik, është goditje ndaj së ardhmes së Kosovës”, ka shkruar Lushtaku. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: