Mane te Bayerni vetëm çështje kohe, ka mbetur vetëm dakordimi në mes të klubeve
Sadio Mane është shumë afër largimit nga Liverpooli në drejtim të Bayern Munich.
Sport
Sulmuesi ka arritur marrëveshje personale me klubin bavarez kohë më parë dhe ajo çka po diskutohet së fundi është vetëm çmimi i lojtarit.
Kampionët gjermanë do ta nisin javën që vjen edhe një ofertë, pasi ajo e para u refuzua nga “Të Kuqtë”, transmeton lajmi.net.
Sipas asaj që bën të ditur Sky Sport, oferta e ardhshme pritet të jetë diku rreth 42.5 milionë funte e cila do të pranohet nga Liverpooli që nënshkroi me Darwin Nunezin këtë javë. /Lajmi.net/