Mane takoi Ronaldon në Mallorca, zbulon çfarë bisedoi më të

Ish-ylli i Liverpool-it, Sadio Mane, ka zbuluar se çfarë i tha Cristiano Ronaldo në një bisedë private gjatë pushimeve, pasi përfundoi transferimin e tij të bujshëm te Bayern Munich. Mane mbërriti në Liverpool në vitin 2016 nga Southampton në një marrëveshje me vlerë 34 milionë funte dhe shkëlqeu në gjashtë sezonet e tij nën drejtimin…

Sport

01/03/2023 13:57

Ish-ylli i Liverpool-it, Sadio Mane, ka zbuluar se çfarë i tha Cristiano Ronaldo në një bisedë private gjatë pushimeve, pasi përfundoi transferimin e tij të bujshëm te Bayern Munich.

Mane mbërriti në Liverpool në vitin 2016 nga Southampton në një marrëveshje me vlerë 34 milionë funte dhe shkëlqeu në gjashtë sezonet e tij nën drejtimin e Jurgen Klopp.

Anësori 30-vjeçar senegalez krijoi një treshe efektive sulmuese me Mohamed Salah dhe Roberto Firmino gjatë karrierës së tij të shkëlqyer si lojtar në Liverpool.

Mane, i cili shënoi 120 herë në 269 paraqitje për Liverpool, fitoi një titull në Premier League, një Champions League, një FA Cup dhe një Kupë të Ligës gjatë kohës së tij në Anfield.

Senegalezi përfundoi transferimin e tij mahnitës te Bayern në një marrëveshje me vlerë 35 milionë funte verën e kaluar pasi nuk nënshkroi një kontratë të re me Liverpool.

Mane zbuloi se ai u takua me superyllin e Al Nassr, Ronaldon në Mallorca dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë pati një shkëmbim muhabetesh me të.

“E takova Cristiano Ronaldon në Mallorca para këtij sezoni pasi u përfundua transferimi im”, tha ai për gazetën gjermane Bild.

“Ai më përgëzoi dhe më tha: ‘Një klub i madh! Ky është një hap i shkëlqyeshëm për ju!”