Mane: Firmino është i pabesueshëm, një nga më të mirët në botë

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane ka vlerësuar lartë bashkëlojtarin Roberto Firmino, duke thënë se është ndër më të mirët në botë.

Sport

01/11/2021 22:02

Firmino ka shënuar katër gola në Premierligë, tre prej të cilave ishin në fitore ndaj Watford muajin e kaluar, transmeton lajmi.net.

Edhe pse braziliani nuk është golashënues i vazhdueshëm si Mohamed Salah, Mane mendon se sulmuesi është lojtar i pabesueshëm.

“Mendoj që është pjesë e futbollit, ku njerëzit flasin për lojtarët që shënojnë gola, por gjithmonë them dhe do e përsëris, që pa Firminon nuk do ishim njëjtë”.

“Në pesë vite që kam luajtur me të, e di sa pasime dhe asistime ka dhuruar dhe duke shikuar punën defensive dhe punën mes vijave është më e lehtë”.

“Mendoj që është i pabesueshëm. E dimë sa i mirë është Bobby dhe sa i rëndësishëm për ne, por ndonjëherë vetëm pas ndonjë het-trikut njerëzit flasin”.

“Me këtë skuadër, ne e dimë që është një nga lojtarët më të mirë në botë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Liverpoolin e pret një ndeshje e vështirë, ndaj Atletico Madridit./Lajmi.net/