Mane çon në festë ‘Anfieldin’, presioni kalon te City

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Wolves, qysh në minutën e 18-të të ndeshjes.

Sport

12/05/2019 16:20

Një krosim nga e djathta i Trent Alexander-Arnold, e shfrytëzoi mjaft mirë Sadio Mane që realizoi për 1-0,  transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi anglez është bërë lojtari i parë në historinë e Premier Ligës që asiston 12 herë.

Në anën tjetër, pas 20 minutave lojaë City është duke barazuar ndaj Brighton pa gola.

Me rezultatet aktuale, Liverpooli do të jetë kampioni i ri i kampionatit anglez. /Lajmi.net/