Mandzukic konsideron rikthimin te Bayern Munich
Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, po konsideron një kthim te Bayern Munich, pretendon Sky Sport në Gjermani.
Sport
33 vjeçari nga Kroacia ka nënshkruar kontratë të re me Juventusin në muajin prill, por minutat në fushë te ‘Zonja e Vjetër’ mund të minimizohen me trajnerin e ri, Maurizio Sarri.
Sipas Sky Sport në Gjermani, ka pasur bisedime mes Bayern Munich dhe Mandzukic, me këtë të fundit që dëshiron të sigurohet që e lë Juventusin për kushte të mira.
Një kthim te Bayern, do të ishte emocionues për të, pasi në të kaluarën ka veshur fanellën e kësaj skuadre nga viti 2012-2014.
Kjo është edhe një nga arsyet pse Mandzukic në Bundesligë do të kthehej vetëm për Bayernin, pavarësisht interesimit edhe nga Dortmund./Lajmi.net/