Mandela: Long Walk to Freedom
Mandela: Long Walk to Freedom ia del ta përçojë agoninë dhe fisnikërinë e betejës së Mandelës për barazinë racore në Afrikën e Jugut.
ShowBiz
Vendimet e vështira morale peshojnë rëndë.
Në Mandela: Long Walk to Freedom, regjisori Justin Chadwick dhe aktori britanik Idris Elba ia dalin ta përçojnë agoninë dhe fisnikërinë e betejës së Mandelës për barazinë racore në Afrikën e Jugut.
Pjesa më e madhe kësaj dhimbjeje është mllef i ndrydhur për shkak të egërsive dhe padrejtësive të apartheidit.
Elba nuk i përngjan shumë Mandelës. Është më bucko. Por, e ka të njëjtin shikim të mprehtë, vigjilent, që i njeh tmerret e botës, ndërkohë që synon idealin humanitar. Ai e pasqyron me saktësi aksentin e Mandelës dhe është plotësisht bindës si lider i natyrshëm me energji të jashtëzakonshme.
Ai ju bën ta ndjeni çmimin pothuajse të paimagjinueshëm personal të cilin e ka paguar Mandela duke i kaluar 27 vjet në burg, i ndarë nga familja dhe lëvizja kundër apartheidit, në një ishull afër Cape Town.
Performansat e Elbës dhe Naomie Harris – e cila e luan bashkëshorten e tij Winnie, që është e gatshme të eksplodojë në çdo moment – i japin një dimension njerëzor këtij filmi epik.
Mandela: Long Walk to Freedom përmban jehonën inspiruese të një gare të madhe historike.
A.M.
Traileri i Mandela: Long Walk to Freedom.