Mancini: Ibrahimovic është në nivelin e Messi dhe Ronaldo

Selektori i kombëtares së Italisë ka befasuar me komentet e tij të fundit.

Sport

18/04/2020 17:46

Roberto Mancini, njeriu në krye të stolit të kombëtares së Italisë, ka dhënë disa komente lidhur me Zlatan Ibrahimovic.

Mancini vlerëson lart suedezin, duke insistuar madje se Zlatan është në nivel me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Zlatan do të mbahet mend si një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave”, ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

‘Unë e shoh atë në të njëjtin nivel me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ai fitoi ligën kudo që ishte, duke shënuar shumë gola”, ka shtuar italiani.

“Ai ka luajtur mirë edhe këtë sezon me Milan, por unë nuk e di se cilat janë planet e tij për të ardhmen”, ka thënë ndër të tjerash Mancini.

Gjasat janë të mëdha që Ibrahimovic t’i jap fund aventurës së tij të dytë me Milan, pas fundit të këtij sezoni. /Lajmi.net/