Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Mancini: Historia na detyron të fitojmë EURO 2021

20:13 | 16 Shtator 2020

Selektori i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini ka dhënë një intervistë për “TgPoste”.

Trajneri foli për Evropianin e vitit tjetër, pengun e tij në futboll dhe Zaniolon.

“Duam të fitojmë Euro 2021, Italia duhet të futet gjithmonë në një kompeticion për ta fituar, edhe kur nuk jemi mes favoritëve. Historia jonë na detyron të tentojmë gjithmonë maksimumin. Kam biseduar me Zaniolon pak ditë më parë, shpresoj ta shohim në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Është një djalë i ri, e ka kohën para të rikuperohet dhe të vijë me ne në EURO 2021”.

”Do të doja të luaja përsëri finalen e Kupës së Kampioneve të vitit 1992 me Sampdorian. E dinim që ishte shansi ynë i vetëm i jetës, nuk e meritonim atë humbje“, tregon Mancini. /Lajmi.net/