Mancini: Do të bëjmë një Euro 2020 të bukur

Roberto Mancini është optimist për rrugëtimin e Italisë në Euro 2020.

Sport

15/06/2020 15:35

Selektori i Komëbtares së Italisë, Roberto Mancini, ka dhënë disa komente mbi atë se si pritet të jetë skuadra e tij në Euro 2020.

Mancini beson se përkundër gjendjes psikologjike pas pandemisë, Italia do të bëjë një Evropian të bukur.

“Ne përsëri do të luajmë një Euro 2020 të bukur”, ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Ne shpresojmë të mbushim stadiumet me spektatorë dhe të lëmë përshtypje të mira”, shtoi italiani.

Italia e Mancinit ishte spektakolare në kualifikueset për Euro 2020, duke shënuar 10 fitore në 10 ndeshje.

Shtyrja e Euro 2020 nuk do të ketë pasoja për Italinë, gjithnjë sipas Mancini. Ai tashmë pret që nga lëndimi të rikuperohen edhe lojtarë që mund të humbnin Euron e kësaj vere. /Lajmi.net/