Manchester Unitedi në raundin tjetër, eliminon Barcelonën nga UEFA Europa League

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitore të madhe në shtëpi me rezultatin 2 me 1 ndaj Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për 1/16 e finales në UEFA Europa League. “Djajtë e Kuq” fituan 2 me 1 (4-3 me rezultat të përgjithshëm) ndaj klubit katalunas në një ndeshje tejet interesante në ‘Old Trafford’, shkruan Lajmi.net…

Sport

23/02/2023 22:53

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitore të madhe në shtëpi me rezultatin 2 me 1 ndaj Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për 1/16 e finales në UEFA Europa League.

“Djajtë e Kuq” fituan 2 me 1 (4-3 me rezultat të përgjithshëm) ndaj klubit katalunas në një ndeshje tejet interesante në ‘Old Trafford’, shkruan Lajmi.net

Golat për skuadrën e Ten Hag i shënuan: Fred dhe Antony. Kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Robert Lewandowski nga pika e bardhë e penalltisë.

Manchester Unitedi kundërshtarin për raundin e ardhshëm e mëson nesër pas shortit./Lajmi.net/