Manchester Unitedi konfirmon tre objektivat e merkatos, do të jetë në “luftë” me shumë kundërshtarë

Skuadra e Manchester United është duke menduar për afatin e transferimeve që fillon nga muaji qershor, ta forcoj ekipin dhe të luftoj sezonin e ri për Premier League. Sipas Sky Sport, “Djajtë e Kuq” kanë në radar tre super futbollistë, por do ta ketë një “luftë” të madhe me skuadrat kundërshtare, shkruan Lajmi.net Raportohet se…

Sport

25/05/2023 14:25

Skuadra e Manchester United është duke menduar për afatin e transferimeve që fillon nga muaji qershor, ta forcoj ekipin dhe të luftoj sezonin e ri për Premier League.

Sipas Sky Sport, “Djajtë e Kuq” kanë në radar tre super futbollistë, por do ta ketë një “luftë” të madhe me skuadrat kundërshtare, shkruan Lajmi.net

Raportohet se trajneri Erik ten Hag dëshiron në ekip treshen, Harry Kane, Declan Rice dhe Mason Mount.

Një treshe që do të jetë e vështirë për ta sjellë në “Old Trafford” dhe do të ketë punë me shumë ekipe kundërshtare, të cilat kanë si objektiva këta emra të përmendur.

Me Mason Mount duket se mund ta ketë më të lehtë, pasi lojtari anglez i Chelseat pritet të mos e vazhdoj kontratën me Blutë.

Kurse me Harrr Kane dhe Declan Rice, të cilët janë objektiva të ekipeve të mëdha europiane do të jetë një mision i edhe i pamundur./Lajmi.net/