Manchester United të interesuar për Carlo Ancelottin

Manchester United janë në kërkim të një trajneri të ri dhe si opsion është Carlo Ancelotti.

Sport

02/03/2022 13:45

Djajtë e Kuq janë në kërkim të një trajneri, pasi Ralf Rangnick është në stol vetëm përkohësisht. Carlo Ancelotti duket të jetë njëri nga disa opsionet e United.

Ancelotti aktualisht është trajner i Real Madridit, por po kalon në një periudhë jo shumë të mirë.

Ai e filloi sezonin mjaft mirë, por me kalimin e ndeshjeve loja e madrilenëve pësoi rënie, transmeton lajmi.net.

Real Madridi aktualisht janë në vendin e parë në tabelën e La Ligas, por performanca e tyre në lojë nuk është duke shkuar mirë.

Koha e Ancelottit te Reali mund të jetë e shkurtër. Prandaj Manchesteri mund të kërkojnë ta kenë në stol italianin.

Ancelotti mund të rikthehet përsëri në Premier Ligë, ligën në të cilën ishte para se të kalonte në Spanjë./Lajmi.net/