Manchester United do përdorë fundet e Ligës së Kampionëve për rikthimin e Cristiano Ronaldon

Manchester United është i interesuar të rikthejë në skuadër Cristiano Ronaldon gjatë verës dhe tani synojnë të përdorin financat nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve që ta realizojnë transferimin.

Sport

13/04/2021 13:01

“Djajtë e Kuq” që fituan ndaj rivalit Tottenham vikendin e kaluar janë nëntë pikë para Chelseas që zë vendin e pestë dhe kanë mbetur vetëm shtatë ndeshje që të zhvillohen, përcjellë lajmi.net.

Sipas Calciomercato, United do përdorë para shtesë nga ato që i fitojnë nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve dhe do provojnë të bindin Ronaldon për rikthimin në “Old Trafford” pas plotë 11 viteve.

Tjetër mundësi është shkëmbimi direkt mes Paul Pogbas dhe portugezit.

Agjenti i Pogbas, Mino Raiola vitin e kaluar njoftoi se klienti nuk është i lumtur në klub dhe që në fund të sezonit do vendos për të ardhmen.

Pavarësisht që ka shënuar 25 gola në 27 ndeshje, Ronaldo këtë edicion nuk ka arritur t’i ndihmojë shumë Juventusit, ngase janë 12 pikë prapa Interit dhe me shumë gjasa gara për titull ka përfunduar./Lajmi.net/