Manchester United bën ofertën e tretë në drejtim të Chelseat për Mason Mount

Skuadra e Manchester Unitedit është duke tentuar transferimin e Mason Mount nga Chelsea. Por, deri tani dy oferta janë refuzuar nga Blutë e Londrës për mesfushorin e Kombëtares së Anglisë, shkruan Lajmi.net Siç raporton talkSPORT, Manchester United është duke bërë gati ofertën e tretë në drejtim të klubit londinez. Oferta e tretë raportohet të jetë…

Sport

23/06/2023 11:13

Skuadra e Manchester Unitedit është duke tentuar transferimin e Mason Mount nga Chelsea.

Por, deri tani dy oferta janë refuzuar nga Blutë e Londrës për mesfushorin e Kombëtares së Anglisë, shkruan Lajmi.net

Siç raporton talkSPORT, Manchester United është duke bërë gati ofertën e tretë në drejtim të klubit londinez.

Oferta e tretë raportohet të jetë rreth 60 milionë funta, e cila mund të jetë e pëlqyer edhe nga pronaret amerikan të Chelseat.

Mount nuk po e vazhdon kontratën me ekipin londinez prandaj gjasat për t’u larguar janë shumë të mëdha./Lajmi.net/