Arrestohet vajza në Shtime pasi e rrahu babain

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Shtime pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar babanë e saj. Kështu ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh ku siç tregohet viktima kishte pranuar trajtim mjekësor, shkruan Lajmi.net Madje bëhet e ditur se pas intervistimit vajza e cila rrahu babain është dërguar…

Lajme

07/05/2024 09:13

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Shtime pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar babanë e saj.

Kështu ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh ku siç tregohet viktima kishte pranuar trajtim mjekësor, shkruan Lajmi.net
Madje bëhet e ditur se pas intervistimit vajza e cila rrahu babain është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.