Manchester City triumfon ndaj West Hamit, i bën presion Chelseas

Manchester City ka arkëtuar pikët e plota, në takimin e vështirë ndaj West Hamit, në kuadër të xhiros së 13-të në Premierligë.

Sport

28/11/2021 17:00

“Qyetarët” fituan me rezultat të ngushtë 2 – 1, ndeshje ku dominuan nga minuta e parë, shkruan lajmi.net.

Riyad Mahrez pas vetëm 17 minutave, kaloi Man Cityn në epërsi, por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Ishte mesfushori Ilkay Gundongan që realizoi një supergol për t’i dhënë epërsinë vendasve (33′).

Pastaj, në tërë minutat e mbetur, dy skuadrat kishin raste shënimi, por asnjëra prej tyre nuk i konkretizuan.

Krejtë në fund, mesfushori i inkuadruar Fernandinho vulosi fitoren pas një asistimi nga Gabriel Jesus (87′).

Kur u mendua se përfundoi gjithçka, në skenë doli Lanzini që shënoi golin e nderit (90+5).

Man City me këtë fitore, ngritët në pozitën e dytë me 29 pikë, derisa West Ham mban vendin e katërt me 23 sosh./Lajmi.net/