Manchester City monitoron situatën e Bukayo Saka

Skuadra e Manchester City po ia rrezikon një yll skuadrës së Arsenalit.

Sport

07/06/2022 09:15

Kampionët e Premier Leagues duan të përforcojnë repartin e sulmit edhe me një anësor, dhe i riu anglez i Arsenal, Bukayo Saka thuhet të jetë në listën e dëshirave.

Raportime të ‘Dailymail’ bëjnë të ditur se City ka rritur interesimin për lojtarin, përcjell lajmi.net.

Arsenal akoma nuk ka arritur një marrëveshje për ‘blindimin’ e 20 vjeçarit.

Saka është në dy vitet e fundit të kontratës së tij aktuale dhe nëse një marrëveshje nuk arrihet me Arsenal, lojtari mund të jetë i hapur për ‘Etihad’.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet konkrete të Man City për Saka. /Lajmi.net/