Manchester City ‘demolon’ Evertonin

Manchester City ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e fundit të Premierligës për këtë edicion ndaj Evertonit.

Sport

23/05/2021 18:52

“Qytetarët” që janë shpallur kampion për këtë edicion triumfuan me rezultat të thellë 5 – 0, shkruan lajmi.net.

Kevin de Bruyne hapi serinë e golave në minutën e 11-të pas asistimit të Mahrezit.

Pas tre minutave, Gabriel Jesus dyfishoi rezultatin (14′).

Golin e tretë e realizoi talenti Phil Foden (54′), derisa fitoren e vulosi Sergio Aguero me dy gola brenda pesë minutave (71′, 76′), që zhvilloi ndeshjen e fundit në fanellën e Cityt për Premierligë.

Me këtë fitore, City e mbyll sezonin me 86 pikë të tubuara, derisa Everton renditët në pozitën e 10-të me 59 sosh./Lajmi.net/