Manchester City akuzohet nga Premier Liga për shkelje financiare, mund t’u zbriten pikët 

Manchester City është akuzuar nga Premier Liga për shkelje të shumta financiare. Sipas raportimeve në Angli, ‘Citizens’ janë duke u hetuar për shkelje të mundshme financiare për katër vitet e fundit, transmeton lajmi.net. Premier Liga ka mbajtur një vëzhgim të ngushtë në librat e Cityt, pasi vendosi që tani duhet të ndërmerren veprime pasi u…

Sport

06/02/2023 11:38

Manchester City është akuzuar nga Premier Liga për shkelje të shumta financiare.

Sipas raportimeve në Angli, ‘Citizens’ janë duke u hetuar për shkelje të mundshme financiare për katër vitet e fundit, transmeton lajmi.net.

Premier Liga ka mbajtur një vëzhgim të ngushtë në librat e Cityt, pasi vendosi që tani duhet të ndërmerren veprime pasi u zbuluan një sërë shkeljesh.

“Në përputhje me Rregullën W.82.1 të Premierligës, Premier League konfirmon se ka referuar sot një numër shkeljesh të supozuara të Rregullave të Premier League nga Klubi i Futbollit i Manchester City (Klubi) tek një Komisioni sipas Rregullit W.3.4 të Premier League”, thuhet në deklaratë.

Dënimi i Cityt nuk dihet për momentin. Por, sipas gazetarit Martyn Ziegler të ‘The Times’, atyre mund t’u jepet një zbritje pikësh nëse vërtetohen shkeljet./Lajmi.net/