Man Utd “vetëm një hap” larg transferimit të De Jong

Manchester United është shumë afër transferimit të mesfushorit Frenkie De Jong.

Sport

10/06/2022 12:06

Holandezi pritet të jetë goditja e madhe në këtë merkato për “Djajtë e Kuqë”, të cilët po e shohin me prioritet përforcimin e repartit të mesfushës.

Lojtari do të jetë zëvendësues i Paul Pogbas i cili tashmë e ka konfirmuar largimin nga ish-kampionët anglezë, pas skadimit të kontratës këtë verë, transmeton lajmi.net.

De Jong e shprehu pakënaqësinë se si përfundoi ky sezon në aspektin individual, e për rrjedhojë nuk e ka ndërmend të vazhdojë me Barcelonën.

Mësohet se oferta fillestare e Man Utd do të jetë 60 milionë euro. /Lajmi.net/