Man Utd “shkel” mbi Tottenhamin – ia merr tri pikë, ia “jep” dy gola

Manchester United e ka fituar derbin tërësisht të dominuar ndaj Tottenhamit, në kuadër të Premier League. Supremacia e “Djajve të Kuq” u vërejt shpejt, ku treguan lojë të rrjedhshme ndaj Spurs që ishin hija e vetvetes në këtë përballje. Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, transmeton lajmi.net. Fillimisht rrugën e…

Sport

19/10/2022 23:09

Manchester United e ka fituar derbin tërësisht të dominuar ndaj Tottenhamit, në kuadër të Premier League.

Supremacia e “Djajve të Kuq” u vërejt shpejt, ku treguan lojë të rrjedhshme ndaj Spurs që ishin hija e vetvetes në këtë përballje.

Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, transmeton lajmi.net.

Fillimisht rrugën e rrjetës e gjeti Fred, pas një goditje nga distanca.

Ecuria e ndeshjes tregonte se edhe goli i dytë mund të kishte vonim, por assesi vonim.

Ashtu siç pritej, epërsia e dyfishtë ndodhi dhe kjo u arrit falë një perle nga Bruno Fernandes që e la pa gjasa Llorisin për 2-0.

Falë kësaj fitoreje, United vijon të konkurrojë fuqishëm për vendet e para në tabelë, ndërsa londinezët e humbin hapin në ndjekjen e vendit të parë, që mbahet nga Arsenali. /Lajmi.net/