Man Utd po lufton në tri fronte – De Jong, Antony e Lisandro janë shënjestrat

Manchester United po synon t’i sjellë edhe disa përforcime për trajnerin Erik ten Hag.

Sport

27/06/2022 22:02

‘Djajtë e Kuq’ akoma nuk kanë bërë ndonjë lëvizje të madhe në merkato, ndonëse janë të pozicionuar për luftë në tri fronte.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike, United po garon për Frenkie de Jong, Antony dhe Lisandro Martinez, përcjell lajmi.net.

Dy të fundit janë pjesë e skuadrës së Ajax dhe sezonet e fundit i kanë kaluar pikërisht me trajnerin Ten Hag.

Ky i fundit shihet si pikë kyçe për t’i afruar dy lojtarët në ‘Old Trafford’.

Në anën tjetër, për Frenkie de Jong thuhet se oferta është përmirësuar dhe United mund të ofrojë deri në 80 milionë euro nëse përfshihen edhe bonuset.

Sa i përket Lisandro Martinez, rivalitet do të ketë edhe nga Arsenal, kurse për Antony, United janë favoritët e pastër. /Lajmi.net/