Man Utd pas Songut
Manchester United është futur në garë për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Alex Song. Gjiganti katalunas e vlerëson mesfushorin shkatërrues 20 milionë funte.

Sport
Alex Song duket se nuk ka të ardhme në Barcelonë. Me trajnerin e ri Luis Enrique, tek gjiganti katalunas priten shumë ndryshime, prandaj njëri prej të ikurve mund të jetë edhe mesfushori shkatërrues.
Sipas medieve britanike, në garë për ish futbollistin e Arsenalit është futur edhe Manchester United. Trajneri i ri i Djajve të Kuq, Louis van Gaal e pëlqen futbollistin, të cilin e dëshiron në Old Trafford.
Mirëpo, gjiganti anglez duhet t’i shpenzojë 20 milionë funte, nëse dëshiron ta transferojë Songun, i cili nuk e gjeti veten në Camp Nou.