Man Utd mund të mbetet pa sulmuesin kryesor kundër Liverpool

Anthony Martial është njëri nga lojtarët i cili pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Burnley dhe akoma nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Liverpool.

Sport

14/01/2021 13:49

Manchester United fituan ndeshjen ndaj Burnley me rezultat minimal 1-0, pas një super goli të francezit Paul Pogba.

Me këtë fitore, Djajtë e Kuq dolën në pozitën e parë tabelore, me 3 pikë më shumë sesa përcjellësi më i afërt Liverpool, transmeton lajmi.net.

Tani, Man United dhe Liverpool do të takohen me njëra tjetrën më 17 janar të këtij viti, ku mund të jetë sfidë e cila vendos titullin e Premierligës.

Në këtë ndeshje, mungesa do të ketë edhe The Reds, ku nuk do t’i kenë mbrojtësit kryesor Van Dijk, Joel Matip dhe Joe Gomez, ndërsa do të mungoë edhe mesfushori Naby Keita./Lajmi.net/