Man Utd me strategji të re për transferimin e Varane

Manchester United po vazhdon "gjuetinë" për Raphael Varane.

Sport

23/07/2021 08:30

Raphael Varane gjithnjë e më shumë po lidhet me një kalim tek Manchester United, shkruan lajmi.net.

Kontrata e francezit skadon në vitin 2022, gjë që e ka bërë Realin të dëgjojë ofertat për të në mënyrë për të mos e humbur me parametër zero në vitin e ardhshëm.

Mirëpo, është pikërisht ky fakt i cili e ka bërë Manchester United të ndryshojë startegjinë për transferimin e tij.

Varane thuhet se ka marrëveshje me United dhe problemi mbetet marrëveshja me Real Madridin, i cili po kërkon një çmim të lartë për të.

Tani “Red Devils” kanë ndryshuar stategjinë, ata duan të presin ditën e fundit të afatit kalimtar duke e vënë nën presion Realin në mënyrë që ata të pranojnë një ofertë më të ulët.

Kjo startegji po mendohet të jetë efektive, pasi vetëm ata janë në garë për francezin për momentin./Lajmi.net/