Man Utd çmendet pas Pogbas

Pak më pak se 50 milionë euro. Kjo është oferta e Manchester Unitedit për yllin e Juventusit, Paul Pogba. Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, menaxheri i kampionit të Premierligës, David Moyes ka zhvilluar bisedime me drejtorin e përgjithshëm të Bianconerëve, Giuseppe Marotta – pas ndeshjes mes Cagliarit dhe Juventusit të cilën e përcolli nga…

Sport

14/01/2014 11:20

Pak më pak se 50 milionë euro. Kjo është oferta e Manchester Unitedit për yllin e Juventusit, Paul Pogba.

Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, menaxheri i kampionit të Premierligës, David Moyes ka zhvilluar bisedime me drejtorin e përgjithshëm të Bianconerëve, Giuseppe Marotta – pas ndeshjes mes Cagliarit dhe Juventusit të cilën e përcolli nga tribunat – duke ia bëri me dije ofertën për rikthimin e reprezentuesit francez në Old Trafford.

Pogba u largua nga Old Trafford në verën e vitit 2012 si futbollist i lirë pasi ishte injoruar nga menaxheri i atëhershëm i Unitedit, Sir Alex Ferguson.

Moyes në tribuna gjatë ndeshjes Cagliari – Juventus

Kurse, menjëherë pas ardhjes në Juventus, Pogba tregoi potencialin e tij të jashtëzakonshëm duke fituar çmimin Golden Boy 2013 për futbollistin më të mirë të ri në Evropë.

United ka në dispozicion 120 milionë euro për përforcime dhe Pogba, është një prej objektivave kryesor.

Përveç tij, United thuhet se kërkon edhe mesfushorin Arturo Vidal, një tjetër futbollist kyç në ekipin e Antonio Contes.