Man United tërhiqet nga gara për Valverde

Fede Valverde megjithatë nuk është pjesë e planeve të Manchester United.

Sport

07/12/2021 13:51

Mesfushori uruguaian i Real Madrid, Fede Valverde, ishte pjesë e listës së dëshirave të Man United, por gjërat tashmë nuk qëndrojnë njësoj.

Raportime të Fabrizio Romano bëjnë të ditur se ‘Djajtë e Kuq’ janë tërhequr nga gara për lojtarin, transmeton lajmi.net.

United nuk po përgatit ofertë për lojtarin, përkundër shumë spekulimeve. Mesfushori vendosi të vazhdonte kontratën me Realin disa muaj më parë.

Kontrata aktuale e Valverde është valide deri në vitin 2027, dhe konsiderohet i paprekshëm nga bordi i Realit.

Valverde ka një klauzolë liruese prej 1 miliard eurove, për skuadrat që duan ta marrin para skadimit të kontratës. /Lajmi.net/