Man United ofron 63 milionë + bonuse – vazhdojnë tentimet për Frenkie de Jong

Manchester United po vazhdon tentimet për transferimin e Frenkie de Jong.

Sport

27/06/2022 16:34

Ylli holandez vazhdon të jetë në listën e dëshirave të Man United, të cilët edhe duan të shfrytëzojnë krizën ekonomike të Barcës.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se United ka përmirësuar tashmë ofertën për skuadrën katalane.

‘Djajtë e Kuq’ janë gati të ofrojnë 63 milionë euro plus bonuse të tjera, të cilat do të çonin shumën totale në 80 milionë eur, transmeton lajmi.net.

Barcelona ka kërkuar më shumë para për Frenkie de Jong, megjithatë mund të dorëzohen para një oferte të tillë.

Në rast se Frenkie shitet te Man United, Barcelona do të tentonte për Bernardo Silvan. /Lajmi.net/