Man United kthen vëmendjen kah Bennacer i Milanit, ofron edhe Van de Beek

Manchester United është duke parë alternativat për repartin e mesfushës.

Sport

18/07/2022 22:02

Erik ten Hag dëshiron të bëjë edhe disa lëvizje për mesfushën. Frenkie de Jong vazhdon të jetë në pikëpyetje për kalimin tek United. Klubi tashmë po sheh për alternativa të tjera.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Man United kanë kthyer vëmendjen kah Ismaël Bennacer, përcjell lajmi.net.

Për Bennacer, United janë gati t’i ofrojnë Milanit edhe shërbimet e Donny van de Beek.

Por, ‘Rossoneri’ janë duke planifikuar që t’i rinovojnë kontratën mesfushorit algjerian.

Megjithatë, nëse Milan dhe Bennacer nuk arrijnë marrëveshje rinovimi, klubi atëherë do të kërkojë rreth 45 milionë euro për kartonin e tij. /Lajmi.net/