Man United dhe City gati të ofrojnë 80 milionë euro për Kane

Manchester United dhe Manchester City janë gati t'i ofrojnë sulmuesit Harry Kane rritje page te Tottenham duke i ofruar 300 mijë euro në javë.

Sport

19/05/2021 11:00

27-vjeçari ende nuk ka dërguar ndonjë kërkesë zyrtare, por presidentit të Spurs, Daniel Levy i është kërkuar të dëgjojë ofertat gjatë verës, transmeton lajmi.net.

Kane është i zemëruar me progresin e Spurs që nga viti 2018 kur nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare sepse ende s’ka fituar asnjë trofe.

Chelsea, Barcelona, Real Madrid dhe PSG kanë interesim për Kane, por klubet e Manchesterit kanë përparësinë sepse dëshira e anglezit është të qëndrojë në Premierligë dhe Spurs nuk e lejojnë t’i bashkohet ndonjë rivali londinez.

Asnjëra nga klubet e Manchesterit nuk mund të paguajë kërkesën e Tottenham prej 150 milionë euro, por sipas Spurs, dy rivalët janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro./Lajmi.net/