Man City tregohet i pamëshirshëm ndaj Burnley, spektakël golash në ‘Etihad’
Manchester City ka deklasuar me rezultat bindës 5:0 Burnleyn, në kuadër të javës së 30-të në Premierligë.
Sport
Përveç pesë golave të shënuar, skuadra e Guardiola për asnjë moment nuk u rrezikua në pjesën e parë.
Phil Foden (22’) dhe dy golat e Riyad Mahrez (43’ 45+3’) çuan ekipin e tyre me avantazh prej tre gola në pjesën e parë.
Gjysma e dytë solli dy gola. Bernardo Silva (51’) dhe Foden (63’) me golin e tij të dytë këtë sfidë vulosi rezultatin përfundimtar 5:0.
Man City mbetet në vendin e dytë me 63 pikë, kurse Burnley në pozitën e 11 tubon 39 pikë. /Lajmi.net/