Man City të interesuar për shërbimet e Sergi Robertos

Manchester City po monitoron situatën e Sergi Robertos të Barcelonës - sipas Calcio Mercato.

Sport

03/10/2021 12:47

E ardhmja e mbrojtësit spanjoll është “në ajër”, pasi spanjolli ka pasiguri në vazhdimin e kontratës me Barcelonën.

Marrëveshja aktuale e 29-vjeçarit skadon në 2022, dhe Blaugrana ende nuk e kanë lidhur atë me një rinovim.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Man City mund të bëj një lëvizje për Sergi Roberto në janar, pasi në atë moment ai do të jetë i lirë të negociojë një marrëveshje para-kontrate. /Lajmi.net