Man City shfaqin interesim për Cucurella

Kampioni i Premier Ligës, Manchester City kanë shfaqur interesim për lojtarin e Brighton, Marc Cucurella.

Sport

13/06/2022 15:10

Cucurella ka kaluar një sezon mjaft të mirë te ekipi anglez, Brighton.

Performanca e tij e mirë ka bërë të Man City të interesohen për të.

Sipas ‘Fichajes’ lojtari pëlqehet nga trajneri i ‘Citizens’ andaj ekipi po e mendon transferimin e tij në ‘Etihad’, përcjell lajmi.net.

Spanjolli kaloi në Premier Ligë vitin e kaluar nga Getafe te Brighton./Lajmi.net/