Man City pritet të heq dorë nga Stones, lojtari mund të përfshihet në ofertën për Holgate

Manchester City mund të bëjë një lëvizje të madhe në merkaton e verës.

Sport

27/06/2020 22:40

Skuadra e Pep Guardiolas është e interesuar për shërbimet e anëtarit të Everton, Mason Holgate.

Për të arritur kartonin e tij, ‘Citizens’ pritet të ofrojnë edhe kartonin e qendërmbrojtësit John Stones, transmeton lajmi.net.

Holgate gjithashtu luan në pozitën e qendrës, dhe pëlqehet shumë nga tekniku katalan.

Stones në anën tjetër bënte një lëvizje të ngjashme në 2016, por forma e tij në ‘Etihad Stadium’ rëshqiti nga duart.

Mbetet të shihet nëse ish kampionët e Premierligës do të sigurojnë shërbimet e Holgate, duke joshur Evertonin me Stones. /Lajmi.net/