Man City po monitoron situatën e Tierney

Manchester City monitoron mbrojtësin e krahut të Arsenalit, Kieran Tierney.

Sport

20/06/2022 14:43

Kampioni i Premier Ligës, Man City janë në kërkim të një lojtari për repartin e mbrojtjes.

Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Angli, ‘Citizens’ janë duke e monitoruar situatën e mbrojtësit skocez, përcjell lajmi.net.

Ata janë lidhur shumë me mbrojtësin e Brighton, Marc Cucurella, por edhe lojtari i Arsenal po shihet si opsion për Pep Guardiola.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një transferim i ndonjërin në ‘Etihad’ këtë verë./Lajmi.net/