Man City pajtohet me largimin falas të Sane në vitin e ardhshëm
Manchester City do të mbajë Leroy Sane deri në përfundimin e kontratës, nëse Bayern Munich dështon të bëjë një ofertë që përputhet me kërkesat e tyre.
Sport
Sane ka edhe një vit kontratë me Manchester Cityn, por bisedimet për vazhdimin e saj kanë ngecur, me lojtarin që ka ndarë mendjen për t’iu bashkuar Bayern Munich.
Manchester City nuk do të jenë të gatshëm të shesin Sanen nëse Bayern Munich vazhdon të qëndrojë pas ofertës prej 40 milionë euro.
Këto janë qëndrimet e kampionëve të Premierligës, me Pep Guardiolan që është i lumtur të ketë Sanen edhe në sezonin tjetër, pavarësisht se lojtari mund t’iu largohet falas në verën e vitit 2021.
Bayern Munich ka qenë i interesuar për Sanen edhe verën e kaluar, por çmimi prej 150 milionë euro i vendosur nga City, ishte i paarritshëm./Lajmi.net/