Man City nuk lë vend për befasi, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës FA

Ashtu siç pritej, Manchester City ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës FA.

Sport

28/06/2020 21:22

‘Qytetarët’ kanë mposhtur në udhëtim Newcastle me rezultat 0:2.

Skuadra e Guardiola dominoi sfidën nga fillimi deri në fund, duke gjetur golin e parë përmes De Bruyne (37’) nga penalltia.

Për të konfirmuar triumfin e Cityt u përkujdes Raheem Sterling (68’) me një gol mjaft të bukur.

Me këtë fitore, City kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës FA, aty ku e pret përballja me Arsenalin në stadiumin ‘Wembley’. /Lajmi.net/