Man City në negociata të avancuara për Foden
Manchester City është në negociata të avancuara me mesfushorin Phil Foden.
Sport
Foden ka edhe tre vite kontratë të mbetur, që i skadon në vitin 2024, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, Athletic dëshiron ta ‘blindojë’ në “Etihad Stadium” edhe për shumë vite tjera, andaj do i rinovojnë kontratën.
Marrëveshja ende nuk është arritur, por edhe vetë anglezi është i hapur për qëndrimin te Man City, skuadër që është pjesë e tyre që nga akademia.
Në kontratën momentale, Foden fiton rreth 30 mijë euro në javë, ndërsa me kontratën e re do bëhet ndër më të paguarit në skuadër./Lajmi.net/