Man City në negociata për rinovimin me Rodrin
Manchester City është shumë afër që të sigurojë rinovimin e kontratës së mesfushorit me tipare defensive, Rodri.
Sport
Spanjolli që disa muaj është në negociata me “Qytetarët” për rinovimin e kontratës, kështu raporton eksperti i transferimeve, Nicolo Schira, transmeton lajmi.net.
Schira thotë se Man City i ka ofruar kontratë Rodrit për pesë vite, që do e ‘blindojë’ në “Etihad Stadium” për se paku deri në vitin 2027.
Rodri vazhdon të jetë pjesë kyçe e formacionit të Pep Guardiolas, ku këtë edicion ka regjistruar 26 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar tre herë.
Përndryshe, kontrata momentale i skadon në verën e vitit 2024./Lajmi.net/