Man City me dy oferta për River Plate – shënjestrohet Julian Alvarez

Manchester City është shtuar në konkurrencë me skuadrat italiane.

Sport

21/01/2022 15:09

Skuadrave të Serie A si Milan, Juventus dhe Fiorentina, i është shtuar një konkurrent shumë i fortë për Julian Alvarez.

Kampionët e Premier League, Manchester City janë skuadra e fundit që kanë shprehur interesim për lojtarin.

Madje, thuhet se Citizens kanë nisur dy oferta tashmë për skuadrën e River Plate; njëra për ta transferuar lojtarin në janar, tjetra për ta marrë gjatë verës, përcjell lajmi.net.

Hernan Castillo shkruan se marrëveshje e River Plate me Manchester City është shumë afër të mbyllet dhe Julian Alvarez është shumë afër kalimit në ‘Etihad’.

Agjenti i tij javë më parë deklaronte se Serie A është dëshira kryesore, por askush nuk e priti interesimin e City. Kontakte kishte edhe me Atletico Madrid. /Lajmi.net/