Man City ka ofertën më të mirë për Haaland – 400 mijë funte për javë
Manchester City është skuadra që ka bërë ofertën më të mirë deri më tani për shërbimet e Erling Haaland.

Sport
Sulmuesi norvegjez, Haaland është në mesin e lojtarëve më të përfolur, para merkatos së verës.
Lojtari i Dortmund lidhet me skuadra si Real Madrid, Barcelona e Manchester City – si destinacione të mundshme për të ardhmen e tij.
Sipas raportimeve nga Gjermania, Manchester City është skuadra që ka bërë ofertën më të mirë deri më tani, përcjell lajmi.net. ‘Citizens’ kanë ofruar 400 mijë funte për javë si pagë për lojtarin.
Po ashtu, City thuhet se janë gati të paguajnë shifrën më të lartë për kartonin e Haaland.
Real Madrid është rivali kryesor i City në garën për norvegjezin, me Barcelonën që tashmë duket prapa dhe ekonomikisht dobët në këtë garë. /Lajmi.net/