Man City i jep “leksion” Tottenhamit në Etihad, triumfon me rezultat të thellë
Manchester City ka triumfuar me rezultat të thellë ndaj Tottenham Hotspur në kuadër të xhiros së 24-të të Premierligës.
Sport
“Citizens” ishin në kontroll pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Tottenham kërkonte të eksploronte hapësirat përmes kundërsulmeve, transmeton lajmi.net.
Golin e parë e shënoi Rodri, pas një penaltie të dhuruar në favorin e Cityt. Spanjolli shënoi në min (23’).
Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, skuadrat shkuan në pushime me avantazhin minimal të Manchester Cityt.
Në pjesën e dytë, City ishte kërkues dhe këtë e tregoi edhe rezultati.
Ishte lojtari i muajit në Premierligë, Ilkay Gundogan i cili dyfishoi rezultatin në min (50’).
Gundogan e trefishoi rezultatin në minutën e (66’) për të shënuar golin e dytë personal këtë ndeshje dhe për të shënuar golin e 11-të këtë sezon në Premierligë.
Rezultati përfundimtar, Manchester City 3-0 Tottenham Hotspur.
City qëndron në vendin e parë me 53 pikë, ndërsa Tottenhami mban pozitën e tetë me 36 pikë./Lajmi.net/
#MCITOT
Man City 3-0 Tottenham – GOAL! Gundogan ?pic.twitter.com/x4zErcm739— ???? ????? (@Fastgoal2) February 13, 2021