Man City gati për të ‘luftuar’ për Matthijs de Ligt

Manchester City janë shfaqur të gatshëm të ‘luftojnë’ për transferimin e Matthijs de Ligt.

Sport

11/07/2022 15:43

Sipas raportimeve në Itali, Manchester City është i etur për të nënshkruar me mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt, transmeton lajmi.net.

Andaj thuhet se janë gati të ‘luftojnë’ për të marrë shërbimet e holandezit.

De Ligt dëshiron të largohet nga Juventusi dhe po përflitet një transferim i tij te Bayern Munich.

Megjithatë, skuadrat e Premier Ligës, Chelsea dhe Liverpool, besohet gjithashtu se janë duke e monitoruar situatën e mbrojtësit.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i 22 vjeçarit lidhur me të ardhmen e tij./Lajmi.net/