Man City dërgon ofertë tunduese për Kane
Klubi anglez Manchester City është e interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Tottenham Hotspur Harry Kane.
Sport
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Man City ka bërë ofertë në drejtim të Tottenham për Kane, transmeton lajmi.net.
‘Citizents’ kanë ofruar rreth 115 milionë euro plus mundësin që të ofrohet edhe një futbollist në marrëveshje për sulmuesin.
Drejtuesit e Tottenham nuk janë të interesuar ta largojnë sulmuesin, përkundër dëshirës së lojtarit për tu larguar.
27-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 49 paraqitje me fanellën e Tottenham në të gjitha garat, duke realizuar 33 gola dhe 17 asistime. /Lajmi.net/
Manchester City made an official proposal to Tottenham for Harry Kane. £100M guaranteed + availability to include players in the deal.#THFC have NO intention to accept. Harry wants to go, but Levy will try to keep him. ❌
Harry now focused on the Euros, then it’ll be decided.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 21, 2021