Man City – Birmingham, formacionet zyrtare

Manchester City ka përballë skuadrën nga Championship, Birmingham në kuadër të FA Cup.

Sport

10/01/2021 13:33

“Citizens” konsiderohen favoritë absolut në këtë ndeshje, sidomos pas rezultateve të mira, por edhe shkaku se skuadra e menaxherit, Pep Guardiola ka larmi të lojtarëve dhe mund të bëjë rrotacione dhe ndryshime pa u ndikuar forma e ekipit, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, Birmingham nuk është duke kaluar formë të mirë as në Championship, ata gjenden ne vendin e 18-të dhe një rikthim në Premierligë duket larg nga realiteti, por që, siç dinë të tregojnë ekipet në FA Cup, mund të befasojnë.

Formacionet zyrtare të klubeve./Lajmi.net/

Manchester City: Steffen, Cancelo, Dias, Walker, Mendy, Rodrigo, Mahrez, De Bruyne (C), Foden, Bernardo, Jesus.

Birmingham City: Prieto, Colin, Clarke-Salter, San Jose, Friend, Sunjic, Kieftenbeld, Sanchez, Tonal, Leko, Hogan.