Man City afër nënshkrimit me portierin e Arminia Bielefeld
Manchester City është afër marrëveshjes me portierin nga Bundesliga, Stefan Ortega.
Sport
‘Citizens’ raportohet se kanë identifikuar zëvendësuesin e Zack Steffen, e ai është Stefan Ortega i Bielefeld.
Sipas ‘Kicker’, një nga portierët më të mirë në futbollin gjerman sezonin e kaluar, do të kalojë në ‘Etihad’, transmeton lajmi.net.
29 vjeçari ka mbetur pa kontratë me skuadrën e Arminia, dhe pritet të jetë alternativa e dytë te Man City, pas Ederson.
Ortega kishte 33 paraqitje në Bundesliga me skuadrën e Arminia dhe mbajti gjashtë herë portën e paprekur.
Ai pësoi 53 gola në ato paraqitje që pati me skuadrën e tij. /Lajmi.net/