Malta: Fluksi i refugjatëve ka ndikuar në mos heqjen e vizave për Kosovën (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, George Vella thotë se fluksi i refugjatëve nga lindja ka ndikuar negativisht në heqjen e vizave për Kosovën dhe se ky proces ka mundur të ecë edhe më shpejtë .

Lajme

02/02/2016 11:47

Megjithatë, sipas tij, Kosova nuk po ndëshkohet, por siç thotë ai, që ka ende kritere të pa plotësuara, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se duhet siguruar ata që janë kundër Shengenit, që ky proces nuk do të dëmtohet.

Kështu ka deklaruar ai gjatë një vizite që po bënë në Kosovë, ku edhe ka nënshkruar një marrëveshje kornizë të bashkëpunimit me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçin.

Ky i fundit e konsideroi ditë të veçantë për Kosovën e cila pret për vizitë ministrin e jashtëm të Maltës.

“Falënderoj ministrin për përkrahjen dhënë Kosovës. Malta është prej shteteve të para që ka njohur Kosovën dhe për këtë jemi falënderues. Presim që një të ardhme të afërt nga BE për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës si një e drejtë elementare”, tha Thaçi./ Lajmi.net

YouTube player