Malishevasit që morën diploma në Gjakovë pa qenë fare student

Skandali me diplomat false, i zbuluar ditëve të fundit në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, nuk është i vetmi rast i tillë i ndodhur në Kosovë. Një aferë e ngjashme, ani pse me përmasa dukshëm më të vogla, pati ndodhur vite më parë edhe në ish-SHLP “Bajram Curri” të Gjakovës.

Lajme

15/03/2015 09:16

Dyshohet se duke filluar nga viti 2001, e në masë të madhe gjatë viteve 2004 – 2005, rreth 83 persona, kryesisht nga komuna e Malishevës, janë pajisur me diploma të SHLP “Bajram Curri”, ndonëse për asnjë ditë ata nuk kanë qenë studentë të këtij institucioni.

Sipas aktakuzës së ngritur nga ish-Prokuroria Komunale e Gjakovës, gjithçka kishte filluar me dhënien e disa notave për të kulmuar me dhënien masive të diplomave. (Zëri)