Malick Thiaw, të hënën prezantohet si lojtari më i ri i Milanit

Qendërmbrojtësi i Schalke 04, Malick Thiaw së shpejti do të jetë lojtari më i ri i Milanit. Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, Milani të hënën do zyrtarizojë Thiaw si lojtarin e tyre më të ri, transmeton lajmi.net. Nesër gjermani i lindur në 2001 do të jetë në Milano, ndërsa të hënën do të nënshkruajë…

Sport

27/08/2022 23:12

Qendërmbrojtësi i Schalke 04, Malick Thiaw së shpejti do të jetë lojtari më i ri i Milanit.

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, Milani të hënën do zyrtarizojë Thiaw si lojtarin e tyre më të ri, transmeton lajmi.net.

Nesër gjermani i lindur në 2001 do të jetë në Milano, ndërsa të hënën do të nënshkruajë kontratën me kuqezinjtë.

Kampioni italian do paguajë 5 milionë euro për lojtari dhe kushtet personale gjithashtu janë arritur.

Për Milanin 21-vjeçari ishte alternativa më e mirë për repartin e mbrojtjes./Lajmi.net/